Liverpooli ka finalizuar nënshkrimin me anësorin kosovar Xherdan Shaqiri nga Stoke City.
“Redsat” kanë siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, i cili ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare, pasi paguan shumën prej 13 milionë funta të vendosur në klauzolën e tij te Stoke City, transmeton portali arbresh.info.
Detajet e kontratës së Shaqirit nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht, por sipas ekspertit të transferimeve, Ian McGarry, gjilanasi do të fitoj 120 mijë funta në javë nga klubi në Anfield.
“Paga e Shaqirit [në Stoke City] nuk është aq e madhe, por unë besoj se ai do të paguhet rreth 100 – 120 mijë funta në javë në Anfield”, kishte thënë McGary për ‘Transfer Windows Podcast’.
Shaqiri do të bartë fanellën me numër 23 te skuadra nën udhëheqjen e Jurgen Klopp./arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...