Paga e Neymarit është publikuar së fundmi në uebfaqen franceze ‘Mediapart’ dhe tani është mësuar se 26-vjeçari brazilian fiton 900 mijë funta në javë te Paris Saint Germaini.
Skuadra në Liga 1, e cila theu rekord botëror me transferimin e tij për 222 milionë funta verën e kaluar, pagoi gjithashtu të holla ndaj agjentëve të tij, babait të tij dhe klubit të tij të parë si pjesë e kësaj marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Fitimet madhështore të Neymarit janë zbuluar disa ditë pasi u mësua që ylli ka edhe një “klauzolë të sjelljes” në kontratën e tij që përfshin duartrokitjen e tifozëve të PSG-së pas përfundimit të ndeshjeve.
‘Les Parisiens’ ka deklaruar se Neymari i saktë në orar, të respektoj gazetarët dhe të mos vë baste në garat ku klubi merr pjesë.
‘Mediaport’ ka zbuluar se kampioni francez kishte paguar një shumë totale prej 252 milionë euro për të nënshkruar me lojtarin nga Barcelona dhe marrëveshja vlen 54.7 milionë euro në vit ose 30 milionë pas taksave, transmeton portali arbresh.info.
PSG pagoi fillimisht 222 milionë euro te Barcelona pasi shpërndau nga 10.5 milionë euro te secili nga agjentët e tij, babain – Neymar Sr dhe agjentin Pini Zahavi, plus 8.7 milionë euro te klubi i tij i parë – Santos.
Por, 15 për qind e pagës së Neymar është e quajtur “etike” ashtu siç është në të gjithë lojtarët tjerë të PSG-së që i lejon skuadrës në Liga 1 të ndëshkoj yjet për sjellje jo të hijshme.
Neymar, i cili ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar gjashtë herë brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon, ka kërkuar që “pëlqimi me rregullat e taksave” të largohet, por PSG refuzoi.
Ai nuk iu përgjigj kërkesës së ‘Mediapart’ për të komentuar./arbresh.info/
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke