Zbulohet orari i plotë i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

12:14 | 9 Shkurt 2024
KRG

Kombëtarja Kosovës ka mësuar tashmë orarin e plotë të gjashtë ndeshjeve që do t’i zhvillojë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dje (e enjte) u hodh shorti për Ligën e Kombeve 2024, ku Dardanët u shortuan në grup me Rumaninë, Qipron dhe njërën mes Lituanisë ose Gjibraltarit.

Por, kur do t’i luajë ndeshjet Përfaqësuesja e Kosovës?

Telegrafi ka mësuar se Dardanët ndeshjen e parë do të zhvillojnë si vendas ndaj Rumanisë, me datë 6 shtator me fillim nga ora 20:45.

Dy ndeshjet e ardhshme Kosova do t’i luajë në udhëtim, pasi më 9 shtator luan te Qipro nga ora 20:45, ndërsa me 12 tetor nga ora 15:00 takohet me Lituaninë ose Gjibraltarin.

Ndeshjet kthyese fillojnë përsëri me një takim në shtëpi, ku me 15 tetor e presim Qipron me fillim nga ora 20:45.

Në ndeshjen e pestë Kosova udhëton drejt Rumanisë me 15 nentor, ndërsa me 18 nëntor e pret Lituaninë ose Gjibraltarin. Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 20:45.

 

Orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve:

E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45

Kosovë – Rumani

E hënë, 9 shtator 2024, 20:45

Qipro – Kosovë

E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00

Lituani/Gjibraltar – Kosovë

E martë, 15 tetor 2024, 20:45

Kosovë – Qipro

E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45

Rumani – Kosovë

E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45

Kosovë – Lituani/Gjibraltar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme