Real Madridi ka paraqitur një ofertë të parë për yllin e Chelseat, Eden Hazard përpara tregut veror.
Të shtunën gjatë ditës u raportua se drejtuesit e klubit mbretëror janë gati të ofrojnë një shumë të konsiderueshme parash dhe njërin nga tre yje të skuadrës për Hazardin.
Emrat e Iscos, Karim Benzemas dhe Gareth Bale ishin më të përfolurit për njërin ga të ofruarit dhe tani ka ardhur edhe emri i lojtari që mendohet se është ofruar si pjesë e marrëveshjes.
Sipas mediumit britanik Daily Express, gjiganti spanjoll thuhet ka ofruar plot 100 milionë funte apo plot 113 milionë euro dhe Gareth Bale për yllin e Chelseat, Hazard.
Bale mendohet të jetë i sakrifikuari i Real Madridit (Getty Images)
Hazard po pengon një marrëveshje të re në Stamford Bridge, duke hapur mundësinë e një lëvizjeje drejt Santiago Bernabeut.
Me fituesit aktual të Ligës së Kampionëve dhe La Ligës që janë duke përjetuar një sezon të dobët sipas standardeve të tyre, një modifikim i skuadrës pritet të bëhet në verë, transmeton Telegrafi.
Negociatat ndërmjet Realit dhe Bluve të Londrës kanë filluar me një ofertë të madhe fillestare ndaj Chelseat për belgun.
Klubi i Real Madridit po teston ujërat me një ofertë prej 113 milionë eurosh plus shërbimet e Bale, ofertë kjo që mund t’i kënaq drejtuesit e Chelseat.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi