Google ADS

Zbulohet një statistikë tronditëse rreth sulmit të Man Utd, shfaq se sa shumë iu mungon atyre Fergusoni

23:12 | 5 Nëntor 2018
Arbresh Info

Manchester United është padyshim klubi më i suksesshëm në histori të Premierë Ligës.

Derisa ishte në detyrë Sir Alex Ferguson, “Djajtë e Kuq” kishin fituar 13 tituj brenda vetëm 21 viteve, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar qysh pas pensionimit të trajnerit legjendar në vitin 2013.

David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho kanë dështuar të gjithë për të përsëritur suksesin e arritur nga Ferguson.

Ata nuk kanë fituar tituj në Premierë Ligë që nga viti 2013 dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e shtatë në tabelë me nëntë pikë larg liderit – Manchester Cityt.

Manchester United ishte i famshëm për futbollin e tij ofanziv nën udhëheqjen e Fergusonit, por kjo tani është vetëm pjesë e kujtimeve për tifozët në Old Trafford.

Ata nuk kanë shënuar pesë gola në një ndeshje në Premierë Ligë qysh pas ndeshjes së fundit të Sir Alex Fergusonit: Manchester United 5-5 West Ham.

Shfaqet një statistikë tronditëse

Pasditen e së dielës, Manchester City tronditi Southamptonin duke e mposhtur me rezultat 6 me 1 duke vazhduar si të pamposhtur këtë sezon.

Pas ndeshjes, Ducan Alexander postoi në llogarinë e tij në Twitter një shkrim që tregon se sa keq Manchester United ka qenë si një skuadër në sulm qysh pas largimit të Fergies, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/oilysailor/status/1059204216676343808

Rivali i madh, Manchester City ka arritur të shënojë pesë gola në 21 raste qysh pas ndeshjes së fundit të Fergusonit në detyrë.

Skuadra e Jose Mourinhos ka dështuar për të shënuar katër gola në një ndeshje të vetme në Premierë Ligë që nga nëntori i vitit 2017.

Anthony Martial ka shënuar pesë golat në pesë ndeshjet e fundit, por Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku kanë dështuar për ta bërë një gjë të tillë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme