Momenti i saktë kur Alexis Sanchez vendosi të largohet nga Arsenali raportohet se është zbuluar.
Bazuar në një raport ekskluziv nga ‘Daily Star’, ylli kilian kishte “pranuar gojarisht për të nënshkruar një marrëveshje të re me Topçinjtë” dhe madje kishte shtrënguar duart me trajnerin Arsene Wenger, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Sanchez ndryshoi mendje rreth të ardhmes së tij afatgjate te “Topçinjtë” pas një nate në Gjermani.
Në udhëtimin e Arsenalit te “Bavarezët” më 15 shkurt vitin e kaluar, ata ishin tronditur me rezultat 5 me 1 nga Bayern Munichu dhe ai ishte momenti kur Sanchez ndryshoi gjithë mendjen. Ish lojtari i Barcelonës shënoi atë mbrëmje duke barazuar rezultatin për 1 me 1 për skuadrën e Arsene Wenger pas goditjes nga pika e bardhë.
Pas asaj, skuadra nga Londra Veriore u dorëzua në Allianz Arena duke pranuar tri gola brenda 10 minutave para se Bayern Munichu të realizonte edhe golin e pestë në minutën e dytë nga pesë që ishin shtesë.
Arsenali humbi me rezultat të thellë 5 me 1 edhe në ndeshjen në shtëpi dhe derisa po zhvillohej minuta e 72′, Arsene Wenger largoi nga fusha 29-vjeçarin që i dha një valë të çuditshme turmës së tifozëve. Ai është parë duke qeshur me portierin Petr Cech, megjithëse kishte tentuar ta fsheh këtë, gjë që “çmendi” tifozët e Arsenalit.
Raporte të shumta zbulojnë se Sanchez është në prag të transferimin në Manchester United këtë muaj, një marrëveshje që mund t’i siguroj atij 450 mijë funta në javë./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...