Google ADS

Zbulohet lista e shkurtër e lojtarëve të nominuar për çmimin “PFA Lojtari i Vitit”

13:40 | 14 Prill 2018
Arbresh Info

Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah do të luftojnë kokë me kokë për të fituar çmimin “PFA Lojtari i Vitit” pasi janë emëruar në listën e shkurtër prej gjashtë lojtarëve.

Dyshes nga Manchester City dhe Liverpooli i janë bashkuar edhe Harry Kane, Leroy Sane, David de Gea dhe David Silva si të nominuar për çmimin prestigjioz, i cili u prezantua drejtpërsëdrejti në ‘BBC Football Focus’, transmeton portali arbresh.info.

Eden Hazard, Roberto Firmino dhe Raheem Sterling ishin ndër lojtarët e profilit të lartë që nuk janë nominuar për çmimin e madh të këtij viti.

https://twitter.com/PFA/status/985113482772262912

De Bruyne dhe Salah janë favorit për të ndjekur hapat e N’Golo Kantes si fitues i këtij çmimi për edicionin 2016/2017.

Belgu De Bruyne ka performuar në formë të jashtëzakonshme te Manchester City këtë sezon duke shënuar shtatë gola dhe duke krijuar 15 asistime brenda 32 paraqitjeve në Premierë Ligë.

Rivali i tij kryesor për këtë çmim, Salah është aktualisht golashënuesi më i mirë në ligë me 29 gola të realizuara që nga transferimi i tij këtë verë nga AS Roma./arbresh.info/

Të ngjashme