Messi, me një letër telefaks në orët e mbrëmjes ka “bombarduar” Barcelonën.
Legjenda e këtij klubi dhe lojtari më i mirë në botë i është drejtuar klubit të tij që u rrit, pas 16 sezonesh në formacionin bazë se nuk dëshiron më të luajë në të.
Messi ka kërkuar që të largohet nga Barcelona duke kërkuar kështu që të aktivizohet klauzola ku e lënë atë lojtarë të lirë që ti bashkohet ndonjë ekipi që dëshiron.
Barcelona e kundërshton këtë për shkak se thotë se afati për klauzolën ka skaduar “më 10 qershor”, por ekipi i Messi thotë ndryshe.
Ndër të tjera Messi kërkon të largohet nga skuadra pikërisht duke u thirrë në këtë klauzolë ku klubi e liron largimin e tij pa “para” 20 ditë pasi të përfundon ndeshja e fundit e sezonit në të gjitha garat.
Letra e Messi drejtuar Barcelonës
Përmes kësaj letre, unë, Lionel Messi Cuccitini kërkoj shkëputje të marrëdhënies së punës me klubin e juaj të respektuar, duke u bazuar në klauzolën numër 24 që me lejon largimin nga klubi.
I vlerësoj të gjitha arritjet e mia personale që janë bërë bashkë me klubin në mënyrë profesionale gjatë kohës sa kam punuar këtu. Mësime që me konsoliduan si futbollist në aspektin teknik dhe njerëzor, por për arsye personale e kam marrë këtë vendim të vështirë. Shpresoj se atë do ta marrë bordi parasysh në mënyrën më të mirë. /GazetaExpress/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...