Google ADS

Zbulohet largimi i parë i Milanit në janar

17:32 | 23 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Milan po mendon që të bëjë disa largime në janar.

Gennaro Gattuso nuk është i lumtur me disa lojtarë që ka te Milan, andaj dëshiron t’i largoj ata qysh në afatin e janarit.

Skuadra italiane do ta shet Hakan Çalhanoglun në afatin që po vjen, pasi nuk llogaritin në shërbimet e tij.

Milan e transferoi turkun në verën e vitit 2017 nga Bayer Leverkusen, mirëpo ai ka dështuar ta tregoj veten.

Kështu, rosonerët janë të gatshëm ta shesin atë qysh në janar, për të krijuar hapësirë në transferimet e reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme