Google ADS

Zbulohet kontrata që City i ka ofruar Ronaldos

08:38 | 26 Gusht 2021
KRG

Manchester City pas dështimit të transferimit të Harry Kane nga Tottenham, janë duke kërkuar një super sulmues.

Kampioni i Premier Ligës, është duke bërë përpjeke për ta transferuar yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Gazetari Nicolo Schira ka bërë të ditur se City ka treguar interesim për portugezin.

“Qytetarët” thuhet që kanë ofruar kontratë  dy vjeçare për 36-vjeçarin.

Gjithashtu, gazetari, Schira ka thënë se agjenti i yllit portugez, Jorge Mendes ndodhet në Torino dhe është duke biseduar më zyrtarët e klubit të Juventusit në lidhje më të ardhmen e Ronaldos. /arbresh.info/

Të ngjashme