Ky mund të jetë sezoni i fundit i Zinedine Zidanes në detyrë te Real Madridit.
Bazuar në një raport nga ‘Mundo Deportivo’, strategu francez mund të heq dorë nga detyra e tij te ‘Los Blancos’ në fund të këtij sezoni nëse Franca e fton atë pas Kampionatin Botëror 2018, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata e Didier Deschamps skadon në vitin 2018 dhe Zidane është në dijeni që ai është njëri nga kandidatët për të marrë detyrën pas Kampionatit Botëror.
Drejtuesit e Real Madridit janë në dijeni që ky mund të jetë sezoni i fundit i Zidanes në detyrë te gjiganti në La Liga. Francezi ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, një titull në La Liga dhe dy Superkupa evropiane gjatë dy viteve në detyrë te Bernabeu.
Zidane do të marrë vendimin rreth të ardhmes së tij vetëm në fund të sezon nëse federata franceze e thërret atë dhe francezi do të largohet nga Real Madridi për tu bërë trajner i ‘Les Blues’.
Trajneri gjerman Jurgen Klopp është duke u kërkuar si zëvendësues i Zidanes në Real Madrid./arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...