Zbulohet klauzola që do të ketë Lionel Messi në kontratën e re

18:18 | 5 Shtator 2017
Arbresh Info

Lionel Messit i është ofruar një kontratë e re nga Barcelona me një klauzolë të lëshimit prej 276 milionë funta.

Ylli argjentinas nuk ka qenë asnjëherë më afër largimit nga klubi në Camp Nou pasi marrëveshja e tij aktuale skadonte në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.

Lionel Messi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij
Lionel Messi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij

Besohet që 30-vjeçari nuk ka vendosur ende lapsin në një kontratë të re sepse raporte të ndryshme thonë se është i zhgënjyer me jetën te klubi katalunas.

Por një kontratë e re luksoze i është vendosur Messit në tavolinë për t’i vazhduar qëndrimin e tij në klub deri në verën e vitit 2021.

Manchester City ka qenë duke monitoruar situatën e kontratës së tij derisa Pep Guardiola vazhdon të kërkojë ribashkimin me fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme