Zbulohet klauzola e Man Cityt “pro” Real Madridit për Erling Haaland

16:19 | 8 Prill 2024
KRG

Erling Haaland, i cili është nën kontratë deri në qershor të vitit 2027, vazhdon të jetë subjekt i spekulimeve të vazhdueshme të transferimit, veçanërisht për një lëvizje të mundshme drejt Real Madridit.

Spekulimet kanë marrë më shumë bazë pas raportimeve të “AS”, i cili sugjeron se sulmuesi norvegjez ka dëshiruar të i lërë vetes një mundësi për t’iu bashkuar “Merengues” duke përfshirë një klauzolë të largimit prej 250 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila do të aktivizohet në verën e vitit 2025.

Megjithatë, raporti i “AS” vë në dukje se për momentin Real Madridi konsideron këtë kalim si thuajse të pamundur nga këndvështrimi financiar. Klubi madrilen është duke u përgatitur për një transferim tjetër të madh, me synimin e transferimit të yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, gjatë verës së ardhshme – një marrëveshje që pritet të përfshijë një shumë të konsiderueshme të parave dhe një pagë të lartë për sulmuesin francez.

Ky çështje për Real Madridin mund të jetë një lajm i mirë për Manchester City, ekipi aktual i Haalandit. Citizens janë të interesuar për të vazhduar kontratën me ish-lojtarin e Salzburgut dhe Borussia Dortmundit, duke përfituar nga heshtja relative e Real Madridit në këtë çështje.

Haaland, i cili është i lidhur emocionalisht me ëndrrën për të luajtur për Los Blancos një ditë, dhe përfaqësuesja e tij, Rafaela Pimenta, janë të interesuar që të integrojnë një klauzolë të ngjashme edhe në çfarëdo kontrate të re, duke i lënë sërish një mundësi të hapur për një kalim të ardhshëm në La Liga.

Sulmuesi 23-vjeçar ka një rekord të fortë këtë sezon në Ligën Premier, duke shënuar 19 gola në 25 ndeshje deri më tani. Performanca e tij e jashtëzakonshme në fushë dhe potenciali i tij për të rritur më tej vlerën e tij në tregun e transferimeve bëjnë që të gjithë sytë të jenë të fiksuar mbi të dhe vendimet që do të marrë në karrierën e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme