Erling Haaland është transferimi më i madh i Manchester Cityt në afatin kalimtar të kësaj vere.
Sulmuesi norvegjez vendosi të largohet pas dy vjetëve nga Borussia Dortmundi për t’iu bashkuar kampionëve të Anglisë, transmeton Gazeta Express.
“Marca” ka raportuar se 21-vjeçari në kontratën e tij me “Qytetarët” ka një klauzolë lirimi prej 200 milionë eurosh.
Sipas mediumit spanjoll, kjo klauzolë do të aktivizohet në verën e vitit 2024.
Dhe, Real Madridi thuhet se synon transferimin e tij në atë vit, kur sulmuesit aktual të spanjollëve, Karim Benzemas, do t’i skadojë kontrata.
Real Madridi thuhet është në dijeni të klauzolës së lirimit të Haalandit.
Ish-sulmuesi i Salzburgut me Manchester Cityn ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. /arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...