Google ADS

Zbulohet kalendari dhe datat e fillimit të kampionatit italian Serie A

16:20 | 4 Korrik 2024
D.H

Serie A publikoi sot (e enjte) pasdite orarin e plotë për sezonin 2024/25.

Sezoni i ri do të fillojë më 18 gusht dhe çdo raund zakonisht do të zhvillohet në katër ditë, nga e premtja në të hënë, ndërsa së shpejti do të konfirmojë datat dhe oraret për javën e parë.

Kampioni në fuqi, Interi do ta nisë sezonin e ri në udhëtim te Genoa, ndërsa Como i sapo promovuar do të vizitojë Juventusin në Allianz Stadium.

Milani do të presë Torinon, ndërsa Roma do të përballet me Cagliarin.

Ndeshjet e mëdha mbërrijnë shumë shpejt me Inter- Atalanta, Juventus Roma dhe Lazio-Milan, të gjitha në javën e tretë.

Derby della Madoninna është në javën e pestë (22 shtator) dhe derbi i Torinos është në javën e 12-të (10 nëntor).

Tifozët e Romës dhe Lazios do të duhet të presin vitin e ri për Derby della Capitale, i cili është planifikuar për në 5 janar.

Kujtojmë se kampion në fuqi i Serie A është Interi që arriti të triumfoi në sezonin që lamë pas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme