Google ADS

Zbulohet gjyqtari i ndeshjes, Andorrë – Shqipëri

09:04 | 25 Mars 2019
Arbresh.info

Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Kombëtarja e Shqipërisë do të kërkojë vetëm tri pikë në përballjen ndaj Andorrës që zhvillohet sot (e hënë).

Kombëtarja jonë e humbi ndeshjen e parë ndaj Turqisë në Loro Boriçi me rezultat, 2:0, ndërsa sot do të kërkojë vetëm fitoren, raporton lajmi.net.

Shqipëria do të ketë një presion të madh ndaj Andorrës, pasi një fitore e mundshme, do t’i mbante shpresat gjallë për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Gjithsesi, të besuarit e Ervin Bulkut dhe Sulejman Memës duhet të bëjnë llogaritë edhe me vendimet e një gjyqtari sllovak. Janë pikërisht nga ky shtet trupa e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në “Estadi Nacional”.

Kryesor do të jetë Filip Glova dhe asistent të tij Frantisek Ferenc dhe Peter Kovac. Gjyqtar i katërt do të jetë Boris Marhefka.

Takimi mes Andorrës dhe Shqipërisë është parashikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme