Google ADS

Zbulohet, Frashër Krasniqi dikur ushtronte boks (Foto)

22:58 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Njeriu më hit i skenës politike në ditët e fundit ishte Frashër Krasniqi, i cili grushtoi politikanin tjetër, Milaim Zeka, gjatë një emisioni “Live” në Klan Kosova.

Grushti që ia dha Zekës u komentua në mënyra të ndryshme, derisa gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demolli, kishte thënë se në këtë sport, goditja e tij quhet ‘kroshe’.

Mirëpo, “talenti” i Krasniqit në grushtimin e kundërshtarit ka rrënjët pikërisht nga sporti i boksit.

Ai për disa vjet ka stërvitur boks në klubin e Prishtinës dhe atë të Gollakut, mëson “GazetaOlle.com”.

Madje, për trajner, deputeti i Parlamentit të Kosovës ka pasur Besim Brahimin, i cili është trajner i kampiones Evropiane për vitin e kaluar në kategorinë e junioreve, Donjeta Sadikut.

Krasniqi dhe Zeka u rrahën pas një debati të ashpër dhe akuzave të shumta.

ccsss ss44

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme