Google ADS

Zbulohet fituesi i çmimit Lojtari i Muajit në Premierë Ligë

18:53 | 8 Shtator 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane është zgjedhur Lojtari i Muajit gusht në Premierë Ligë pas një fillimi të jashtëzakonshëm.

Reprezentuesi i Senegalit ka shënuar tri gola gjatë tri ndeshjeve të para në Premierë Ligë për skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi Sadio Mane ka fituar çmimin Lojtari i Muajit në Premierë Ligë
Sulmuesi Sadio Mane ka fituar çmimin Lojtari i Muajit në Premierë Ligë

Mane mposhti në këtë garë treshen e Manchester United – Phil Jones, Romelu Lukaku dhe Henrikh Mkhitaryan, Alvaro Moratan e Chelseat, portierin e Huddersfieldit – Jonas Losslin dhe bashkëlojtarin e tij në Liverpool – Mohamed Salahn.

25-vjeçari është krye të listës së golashënuesve në Premierë Ligë deri tani këtë sezon.

Ai ka shfrytëzuar mungesën e Philippe Coutinhos duke krijuar asistime dhe shënuar për skuadrën e trajnerit gjerman./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme