Fanella e Interit për ndeshjet në shtëpi të sezonit të ardhshëm është publikuar online dhe e gjitha është me shirita vertikal me ngjyrat tradicionale dhe me një jakë të bardhë.
Uebfaqja e njohur Footyheadlines pretendon se shitja tashmë ka shkuar në shitje te dyqanet e kompanisë Nike në tregun australian, transmeton portali arbresh.info.
Kjo fanellë posedon jakën e bardhë për herë të parë që nga sezoni 2006/07.
Shorcet dhe çorapet janë plotësisht të zeza, por gjërat më të dukshme janë shiritit prapa logos Pirelli të fanellës.
Megjithatë, sipas një tjetër fotoje të lëshuar shihet jaka e bardhë me formë të shkronjës V.
Gazzetta dello Sport raporton se fanella do të shfrytëzohet për herë të parë në ndeshjen e fundit të Interit kundër Empolit më 27 maj./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...