Sipas gazetës spanjolle ‘Sport‘, fanella e re e Barcelonës për sezonin e ardhshëm 2017/18 është publikuar, bazuar në disa foto ku mund të shihet dizajni i ri dhe emri i sponsorit të ri.
Shiritat vertikal me ngjyrë tradicionale blu dhe të kuqe kanë pësuar një ndryshim në gjerësinë ndërmjet tyre, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë në Evropë (VIDEO)
Fanella për ndeshjet si mysafirë është ajo plotësisht e kuqe, ndërsa ajo me ngjyrë të blu të ndezur, që është përdorur nga Barcelona edhe në sezonin 2015/16, është fanella e tretë e gjigantit katalunas.
Sponsori është diçka tjetër që ka ndryshuar. Tani është kompania japoneze Rakuten që ka zëvendësuar atë të mëparshme Qatar Airways./arbresh.info
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...