Google ADS

Zbulohet fanella e dytë e Realit për sezonin e ri

15:01 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Është zbuluar fanella e dytë që Real Madridi do ta përdorë për edicionin e ardhshëm 2020/2021.

Është faqja e specializuar për fanella Footy Headlines, që ka zbuluar fanellën e dytë të Realit.

Edhe pse deri më tani Reali nuk ka dalë publikisht për t’i prezantuar, kjo faqe ka zbuluar fanellat e dyta të 13 herë kampionëve të Evropës.

Fanella e dytë e Realit do të jetë ngjyrë roze e errët me vijat anash të kaltër mbyll.

Si gjithmonë edhe për edicionin e ri, është kompania gjigante e veshmbathjeve Adidas që ka bërë dizajnin e fanellave të madrilenëve.

Me t’i publikuar fotot nga kjo faqe ato janë shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale nga tifozët madrilen.

Tifozët e klubit mbretëror kanë mbetur shumë të kënaqur nga fanellat e reja, ndërsa shumica nga ta kanë shkruar se mezi presin të dalin në shitje për t’i blerë ato.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme