Barcelona tashmë është konfirmuar nga shumë media të njohura se kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit Wojciech Szczesny, teksa blaugranasit po punojnë për të gjetur një gjuhë të përbashkët me ish-klubin e tij Juventusin për paratë që duhet t’i paguajnë atyre.
Szczesny tashmë gjithmonë sipas raportimeve ka dhënë dritën e gjelbër që t’i bashkohet blaugranasve përkohësisht deri në fund të sezonit.
Një prej faktorëve kryesor që bindi polakun të rikthehej nga pensionimi ishte raporti miqësor që ka me Robert Lewandowskin.
Sipas mediave spanjolle Cadena SER dhe Sport, Lewandowski dhe Szczesny kanë biseduar në telefon dhe portieri besohet t’i ketë thënë yllit të Barcelonës se ai ‘ose do të luajë titullar, ose nuk do të vij’.
Besohet se Szczesny momentalisht po shikon për të gjetur një vend për të qëndruar në Castelldelfels, aty ku Lewandowski dhe shumë lojtarë të tjerë të Barcelonës jetojnë.
Deri më tani ka pasur raportime të ndryshme nëse Inaki Pena do ta mbajë fanellën e titullarit pas ardhjes së portierit polak, por kjo duket se sugjeron që ai tashmë ka disa siguri që do të jetë numri një i portës deri pas rikthimit të Marc-Andre Ter Stegen nga lëndimi.
Ka edhe tri ndeshje deri në pauzën e ardhshme me kombëtare, pas së cilës Szczesny me siguri do të ishte gati të luante në shtëpi ndaj Sevillës.
Nga pikëpamja e tij, do të ishte një befasi në rast se rikthehet nga pensionimi vetëm e vetëm për të qenë opsioni i dytë pas Penas./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...