Është menduar që ka pasur zhvillime dramatike sa i përket të ardhmes së Cristiano Ronaldos, pasi raporte të shumta kanë pretenduar se Real Madridi ka zvogëluar klauzolën e tij të blerjes nga 1.000 milionë euro në vetëm 120 milionë në mënyrë për të lehtësuar largimin e tij.
Megjithatë, klubi ka hedhur poshtë këtë gjë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave spanjolle, është sugjeruar që një shumë më e vogël të hollash është rënë dakord ndërmjet klubit dhe superyllit gjatë fundit të janarit dhe fillimit të muajit shkurt, por klauzola e re nuk do të aplikohej në rast se Barcelona apo Paris Saint Germaini shfaqin interesimin për të nënshkruar me portugezin.
Por, tani duket se të gjitha klubet e interesuara duhet të paguajnë shumën e plotë.
Para finales së Ligës së Kampionëve në Kiev, tri skuadra nga Premierë Liga (Manchester City, Arsenali dhe Chelsea) dhe një nga Serie A (Milani) i kanë thënë agjentit Jorge Mendes se ata janë të gatshëm për të negociuar transferimin e tij për një tarifë prej 120 milionë euro dhe me një pagë vjetore prej 40 milionë euro.
“Cristiano largohet nga Madridi”
Më 7 qershor, ‘Diario Record’ kishte si titull në ballinën e tyre: “Cristiano largohet nga Madridi”.
Bazuar në këtë informatë, vendimi i Ronaldos do të jetë i “pakthyeshëm dhe i motivuar nga “dështimi për të përmbushur premtimet” në lidhje me përmirësimin e kontratës së tij te ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?