Ylli i Barcelonës, Lionel Messi sot (e martë) ka kërkuar largimin nga “Camp Nou”.
Argjentinasi ka kërkuar që të lejohet t’i aktivizohet klauzola e blerjes, mirëpo Barcelona nuk dëshiron ta lejojë të largohet si lojtar i lirë dhe në këmbim kërkojnë të paguhet klauzola momentale me vlerë 700 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Nëse ndodh ky transferim, Lionel Messi pritet të transferohet në Premierë Ligë.
Sipas RAC1, Manchester City është destinacioni më i mundshëm për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, shkaku i trajnerit Pep Guardiola.
Gjithashtu thuhet se Messi ka kontaktuar teknikun spanjoll para disa ditëve për transferimin e mundshëm gjatë verës në “Etihad”./arbresh.info.
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit
Rama publikon pamjet nga Korridori VIII: Po punohet në disa ...
Vuçiq për FSK-në: Janë të trajnuar mirë, s’ka dyshim – por n...
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Sot mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë
AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të ...