Zyra për Hetimet e Aksidenteve Ajrore ka zbuluar arsyet që çuan deri në rrëzimin e helikopterit të presidentit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.
Më 27 tetor, Leicester City u përballë me fatkeqësinë më të madhe që nga koha e ekzistimit të klubit, ku presidenti i tyre, së bashku me katër persona të tjerë gjetën vdekjen pas rrëzimit të helikopterit jashtë stadiumit ‘King Power’.
Zyra për Hetimet e Aksidenteve Ajrore, sot ka lëshuar një njoftim rreth shkaqeve të këtij aksident, përcjell ‘lajmi.net’.
Në këtë raport thuhet se pasi që piloti ka ngritur lartë helikopterin, ka pasur probleme në mekanizmin drejtues, ku pedalja që kontrollon fluturën e pasme është shkëputur, duke bërë që piloti të humb kontrollin në drejtimin e helikopterit.
Ky defekt edhe ka çuar në përplasjen e helikopterit në afërsi të stadiumit, duke lënë të vdekur presidentin e Leicester Cityt dhe katër persona të tjerë.
Zyra që po kryen këto hetime, po ashtu ka njoftuar se detaje të reja nga ky aksident do të publikohen në ditët e ardhshme
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...