Zbulohet biseda e Ronaldos dhe Ramosit me Lewandowskin pas fitores së Realit

16:56 | 21 Prill 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos kanë kërkuar nga sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski të largohet nga gjiganti gjerman që t’i bashkohet Real Madridit.

Gazeta spanjolle ‘AS’ Raporton se dy yjet e Real Madridit kanë folur me sulmuesin polak pas disfatës së Bayernit në Madrid mbrëmjen e së martës në takimin e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Dyshja i kanë thënë Lewandowskit se klubi i tyre do të jetë vendi më i mirë për karrierën e tij të mëtutjeshme. Gazeta e lartpërmendur shton se Lewandowski nuk ka refuzuar mundësinë për transferim te kryeqyteti spanjoll.

Bisedat thuhet se janë zhvilluar pas eliminimit të gjigantit gjerman nga Liga e Kampionëve, gjë që ndodhi gjatë vazhdimeve në ‘Santiago Bernabeu’./arbresh.info

Të ngjashme