Zbulohet biseda e ashpër ndërmjet Lionel Messit dhe gjyqtarit

10:29 | 16 Mars 2018
Arbresh Info

Lionel Messi ishte paralajmëruar për sjelljen e tij nga gjyqtari që ishte në detyrë për ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Chelseas.

Superylli në Camp Nou është ankuar te gjyqtari Damir Skomina rreth një vendimi në pjesën e parë që ishte kundër skuadrës nikoqire gjatë ndeshjes së zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Skomina raportohet të ketë paralajmëruar sulmuesin argjentinas duke thënë: “Mos fol keq me mua”.

“Leo, pusho”, kishte vazhduar tutje Skomina.

Por, bazuar në raporte të ndryshme, 30-vjeçari iu kishte kthyer sërish zyrtarit.

Sidoqoftë, ishte Chelsea që ndihej më i dëmtuar gjatë disfatës 3 me 0 kur gjyqtari la anash kërkesën e Marco Alonsos për penalti derisa rezultati i ndeshjes ishte 2 me 0.

Spanjolli kishte pasur kontakt me mbrojtësin Gerard Pique. Pamjet kanë shfaqur që mbrojtësi i Barcelonës kishte mbajtur bashkëkombësin e tij në dorë derisa Alonso po i afrohej portës.

Legjenda e Chelseas, Michael Ballack kishte kritikuar gjyqtarin Skomina për vendimin e tij në këtë moment.

“E njëjta ngjarja – gjyqtarët”, kishte shkruar Ballack në rrjetin social Twitter.

Messi shënoi dy gola dhe asistoi në golin e parë nga Ousmane Dembele gjatë fitores me rezultat të përgjithshëm 4 me 1 në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Të ngjashme