Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho ishte rezervë në ndeshjen ndaj Barcelonës mbrëmjen e kaluar.
Dortmund u mposhtë nga Barcelona me rezultat 3 me 1, derisa golin e nderit për skuadrën gjermane e shënoi anglezi në minutën e 77-të, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton gazeta gjermane Bild, trajneri Lucien Fravre e ka lënë në bankinë ish lojtarin e Manchester Cityt për shkak të vonesës në një takim me ekipin.
Sancho pritet të largohet nga gjiganti gjerman në afatin e janarit, me Manchester United tejet të interesuar për shërbimet e tij.
Anglezi u rëndit dje i dyti në çmimin “Djaloshi i Artë”, çmim të cilin e fitoi sulmuesi i Atletico Madrid – Joao Felix./arbresh.info/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...