Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka refuzuar stolin e Arsenalit sepse është duke pritur që të bëhet trajner i Manchester United.
Tekniku italian u largua nga “Zonja e Vjetër” gjatë afatit veror pasi fitoi pesë herë radhazi Seria A ndërsa arriti të kualifikohet dy herë në finale të Ligës së kampionëve.
Sipas Mail Online, Allegri nuk dëshiron të bëhet trajner i ndonjë skuadre sepse është duke pritur që të bëhet trajner i “Djajve të Kuq”.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer është duke pasur presion të madh pasi renditët në pozitën e pestë në tabelë, 27 pikë me pak se lideri Liverpool.
Ndërsa në ndeshjen e fundit u mposhtë nga rivali Manchester City, kurse në ndeshjen e radhës do luajnë kundër Norwich Cityt./arbresh.info.
Vriten dy anëtarë të një grupi kriminal në Podgoricë
Tyron Mings shkakton penalltinë më të çuditshme në historinë...
Mediat amerikane: Prokurori Smith po nxiton për t’i mbyllur ...
Shpërthim pranë një banese në “Don Bosko”, dyshohet për lënd...
Vëllai i Madh ngrin Gjestin, Xheneta e puth në çdo vend
Heshtet Beogradi, Barcelona kalon në epërsi