Manchester United ka humbur mundësinë për të transferuar mesfushorin, Luka Modric pasi bordi i klubit nuk dëshironte të kishte punë me presidentin e Tottenham, Daniel Levy.
Kroati në vitin 2011 i tha Rio Ferdinand se dëshironte kalimin në “Old Trafford”, pasi “Djajtë e Kuq” fituan Premierë Ligën për herë të katër në pesë vitet e fundit nën urdhrat e Sir Alex Ferguson.
Modric kaloi tri vite te mrekullueshme te Tottenham dhe Ferdinand ishte shumë i gëzuar kur lojtari i tha se dëshiron të kalonte te United.
Mirëpo, ish-presidenti i United, David Gill e ka refuzuar këtë mundësi sepse nuk dëshiron të kishte punë me Levyn.
“Jo sepse duhet të merremi me Levyn gjatë gjithë verës”, ishin fjalët e Gill drejtuar Ferdinand sipas Athletic.
Pas 12 muajve, Modric iu bashkua Real Madridit, aty ku fitoi katër herë Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë./arbresh.info.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...