Google ADS

Zbulohet arsyeja pse dështoi transferimi i Dybalas te Tottenhami

09:59 | 9 Gusht 2019
Arbresh Info

Juventusi raportohet të jetë tërhequr nga transferimi i Paulo Dybalas për shkak se Tottenhami kishte shtruar një ofertë më të vogël prej 62 milionë euro.

Transferimi është përfolur shumë se do të ndodhë gjatë gjithë ditës së fundit të afatit kalimtar, por gjërat dështuan në orët e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Atëherë u sugjerua se kërkesa për pagë nga Dybala ose të drejtat e imazhit të sulmuesit qëndrojnë prapa këtij rezultati të papritur.

Tani, Tuttosport pretendon se “Spursët” kishin zvogëluar ofertën prej 70 milionë euro në 62 milionë dhe kjo është konsideruar si shumë e ulët për tu pranuar nga Juve.

Ky ndryshim është bërë për shkak të kushteve personale për shkak se “La Joya” kishte kërkuar 10 milionë euro për sezon plus bonuset dhe një shumë prej 15 milionë për agjentin e tij.

Dybala vazhdon të mbetet në merkato pas interesimit nga Bayern Munichu, Paris Saint Germaini dhe Interi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme