Tash e disa muaj mediat kanë qenë shumë të zëna me spekulimet se Kylian Mbappe tashmë ka përfunduar transferimin e tij tek Real Madridi, dhe se do t’i bashkohet atyre pas përfundimit të këtij sezoni.
Madje edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas, dukej mjaft i bindur në fjalët e tij kur thoshte se marrëveshja ka përfunduar, por as klubi e as lojtari nuk e kanë konfirmuar ende këtë.
Francezi ka paralajmëruar ditëve të fundit se vendimi i tij final për të ardhmen e tij do të bëhet para nisjes së Euro 2024 në qershor.
Por çfarë po e mban peng Mbappen që të njoftojë për kalimin e tij tek Real Madridi? Këtë e ka zbuluar ish-legjenda e PSG-së Jeremy Rothen.
“Mbappe do të nënshkruajë një kontratë me Real Madridin, ai do ta njoftojë këtë para Euro 2024, kur Paris Saint-Germaini ose Real Madridi janë eliminuar nga Liga e Kampionëve”.
“Për aq kohë sa ekziston mundësia që këto dy klube të takohen në finale, asnjë njoftim nuk do të bëhet”, ka thënë Rothen.
Mbappe nuk pritet që të jetë transferimi i vetëm nga Real Madridi, pasi drejtuesit e gjigantit spanjoll janë duke konsideruar mundësinë për të transferuar edhe Alphonso Davies dhe Leny Yoro./Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën