Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida ka treguar nëse klubi është apo jo duke konsideruar lansimin e një oferte për Paul Pogba.
Ashtu siç thekson ‘The Guardian’, fituesi i Kampionatit Botëror ka lënë të kuptohet se nuk është plotësisht i lumtur në Manchester United duke ngjallur dyshime rreth të ardhmes së tij në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen pavarësisht se i është dhënë shiriti i kapitenit në fitoren 2 me 1 të United ndaj Leicesterit të premten e kaluar, kur ata nisën edicionin e ri me tri pikë të plota.
Megjithatë, lidhjet e tij për transferim te Barcelona kanë detyruar tani drejtorin e klubit katalunas të jap një përgjigjeje rreth këtyre spekulimeve.
“Nuk mendoj se ne do të transferojmë Pogba, por ai është një lojtar i mrekullueshëm”, ka thënë ai.
Edhe pse ky mund të jetë një lehtësim për tifozët e Manchester United, të paktën aktualisht, kjo duket se lë të hapur derën rreth një transferimi të mundshëm në të ardhmen të reprezentuesit francez.
Transferimi i tij nuk pritet të ndodhë këtë muaj, edhe pse merkato e transferimeve në Spanjë vazhdon të jetë e hapur për të bërë biznes deri më 31 gusht, ndërkohë që ajo në Angli tashmë është mbyllur./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...