Massimiliano Allegri kryeson listën e trajnerëve më të paguar në Serie A pasi trajneri i Juventusit fiton një shumë prej 7.5 milionë euro në sezon.
“Zonja e Vjetër” pushtoi kryetitujt e gazetave këtë sezon me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info. Superylli portugez mori gjithashtu statusin si lojtari më i paguar në ligë me një pagë që i siguron atij 30 milionë euro në vit.
Duket që Juventusi kryeson listën edhe kur bëhet fjalë për trajnerët për shkak se ‘Sky Sports Italia’ raporton se Allegri tejkalon të gjithë homologët e tij falë shumës prej 7.5 milionë euro në vit.
Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti qëndron në pozitën e dytë me 6 milionë euro, ndërsa Luciano Spalletti i Interit, që nënshkroi kontratë të re të martën, tani fiton 4.5 milionë për sezon.
Në top pesëshe bëjnë pjesë edhe Eusebio Di Francesco i Romas që fiton 3 milionë euro për sezon dhe Walter Mazzarri i Torinos që fiton 2.2 milionë.
Gennaro Gattuso vjen pastaj me 2 milionë euro, i ndjekur nga Simeone Inzaghi i Lazios me 1.2 milionë euro pagë për sezon./arbresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...