Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

08:17 | 27 Prill 2024
K.B

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, raportohet se i ka bërë disa premtime të mëdha Xavit për ta bindur këtë të fundit që të qëndrojë tek Barcelona, përkundër krizës së thellë financiare që ka kapluar klubin.

Siç raporton mediumi katalanas Sport, bisedime janë mbajtur mes Xavit dhe hierarkisë së klubit, ku janë fokusuar veçanërisht tek adresimi i çdo keqkuptimi të mundshëm mes ekipit drejtues dhe bordit të klubit.

Bordi i klubit të Barcelonës janë më se të vetëdijshëm për nevojën për të përforcuar ekipin në mënyrë që të jenë në gjendje të konkurrojnë në sezonet e ardhshme. Pozitat kryesore ku ekipi ka nevojë të përforcohet përfshijnë mesfushën, veçanërisht një lojtar krijues, dhe një sulmuesi të majtë.

Teksa këto janë prioritete imediate, ka gjithashtu nevojë që të përforcohen edhe krahët e mbrojtjes, sidomos duke marrë parasysh se Joao Cancelo është i vetmi lojtar kualitativ që Xavi zotëron në radhët e tij.

Para se të merrte vendimin që të vazhdojë si trajner i Barcelonës, Xavi ka kërkuar disa garanci lidhur me planet e klubit për afatin e ardhshëm kalimtar, siç shton tutje raporti.

Pavarësisht kufizimeve financiare, tekniku spanjoll mori një përgjigje pozitive nga klubi lidhur me blerjet e planifikuara për afatin kalimtar veror.

Megjithatë, realizimi i këtyre planeve varet nga disa parakushte, ndër të cilat kryesore është largimi i disa lojtarëve për të lehtësuar barrën financiare. Në këtë drejtim, Barcelona tashmë po eksploron në mënyrë aktive rrugët e mundshme që të krijohen mundësi për investime të reja./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme