Zbulohen planet e Real-it për merkato, Zidane nuk i do katër lojtarë të ekipit të parë

10:48 | 29 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid nuk mendon të bëjë transferime gjatë verës, por do largojë disa lojtarë nga skuadra.

Sipas Express, trajneri Zinedine Zidane, ia ka bërë me dije klubit t’i largojë katër lojtarë, transmeton portali arbresh.info.

Emrat si Luka Modric, Gareth Bale, James Rodriguez dhe Lucas Vazquez nuk janë në planet e teknikut francez dhe pritet të shiten gjatë verës.

Shkaku i krizës së koronavirusit që ka goditur klubin, “Los Blancos” do pres deri në vitin tjetër për të transferuar lojtarë, si Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.

Por, gjatë kësaj verë do i rikthejë në “Santiago Bernabeu” lojtarët që janë huazim, pra Achraf Hakimi-n nga Borussia Dortmund dhe Martin Odegaard nga Real Sociedad./arbresh.info.

Të ngjashme