Guille Fernandez është këshilluar për gjëra të mëdha në Barcelonë pasi bëri debutimin e tij për Barca Atletic, duke thyer rekordin e Lamine Yamal.
Me 15 vjet 9 muaj e 13 ditë, Fernandez tani është lojtari më i ri që ka debutuar për Barca Atletic.
Një mesfushor qendror nga natyra, ai konsiderohet si një nga talentet kryesor në akademinë La Masia.
Fernandez tashmë është stërvitur me ekipin e parë disa herë nën drejtimin e Xavi.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona ka hartuar një plan për Fernandezin.
Ata duan që ai të vazhdojë të luajë për Barca Atletic, në mënyrë që së shpejti të jetë gati të bëjë hapin drejt ekipit të parë.
Barcelona synon tretman të ngjashëm me mënyrën se si u trajtua Lamine Yamal në fundin sezonit të kaluar dhe Pau Cubarsi gjatë pjesës së parë të sezonit aktual. /Telegrafi
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...