Barcelona do të nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës me Xavin në fund të sezonit.
Ish-reprezentuesi spanjoll ka impresionuar pas kthimit të tij në klub teksa luftojnë për titullin e parë të La Ligas që nga viti 2019.
Presidenti i klubit, Joan Laporta tashmë ka lënë të kuptohet se klubi është i kënaqur me ndikimin e Xavit në skuadër me një synim për të rinovuar kontratën e tij aktuale.
Xavi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë në fund të vitit 2021, duke e çuar atë deri në fund të sezonit 2023/24, me plane për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2026, shkruan telegrafi.
Drejtori sportiv Mateu Alemany ka mbështetur komentet e Laportas, por insistoi se fokusi është te fitimi i titullit, përpara një sezoni të ngjeshur.
Krahas fitimit të mundshëm të ligës dhe të Kupës së Mbretit në fund të sezonit, raporti i fitoreve të Xavit gjithashtu ka rënë në sy, pasi ai kërkon ta kthejë Barcelonën në majën e futbollit spanjoll.
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju