Zbulohen pamjet e aksidentit automobilistik të futbollistit turk

11:42 | 11 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Gjatë së martës, nga mediat turke u raportua se ka humbur jetën në një aksident trafiku mbrojtësi turk, Ahmet Çalik.

Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari kishte vdekur në vend pasi makina e tij ka rrëshqitur në qytetin Hacilar në lagjen Golbasi.

Ahmet Çalik karrierën e filloi tek skuadra truke, Gençlerbirligi, para se të vishte fanellën e Galatasarayt për tre sezone, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyaspor.

Së fundmi janë publikuar edhe foto rreth gjendjes së veturës me të cilën ka pësuar aksident futbollisti turk.

Kjo ishte gjendja e veturës pas aksidetit:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme