Teksa po i afrohemi nisjes së sezonit të ri në elitën e futbollit spanjoll La Liga, tashmë sipas një raportimi janë zbuluar lojtarët me pagat më të mëdha në Spanjë.
Ani pse shumëkush mund të kishte pritur se Mbappe do të ishte lojtari që e kryeson këtë listë pas transferimit tek Real Madridi, megjithëse nuk del të jetë kështu.
Është mesfushori holandez Frenkie De Jong ai i cili përfiton më së shumti nga të tjerët në La Liga, me 37.5 milionë euro në sezon.
Pas tij vjen shumë afër bashkëlojtari i tij Robert Lewandowski me një pagë prej 33.5 milionë eurosh, ndërsa Kylian Mbappe renditet i treti me pagë 31.2 milionë euro.
Jashtë top pesëshes gjenden emra si David Alaba që ka një pagë prej 22.5 milionë eurosh dhe Jan Oblak me një pagë prej 20.8 milionë eurosh.
Kujtojmë se sezoni i ri në La Liga do të nis më datë 15 gusht, ndërsa Barcelona do të luajë më datë 17 gusht ndeshjen e tyre të parë ndaj Valencias në udhëtim.
Real Madridi ndërkohë do të luajë një ditë më vonë, pra më 18 gusht me fillim nga ora 21:30 në udhëtim tek Mallorca e Vedat Muriqit./Telegrafi/
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...