Lionel Messi raportohet se ka shtruar disa kërkesa madhështore te Barcelona para se të nënshkruaj kontratën e re.
Superylli në ‘Camp Nou’ është bllokuar në negociatat me gjigantin spanjoll, transmeton portali arbresh.info. Barcelona sigurisht se dëshiron të mbajë në skuadër Lionel Messin, i cili shënoi 50 gola këtë sezon gjatë gjithë kompeticioneve.
Por, sipas gazetës spanjolle ‘Diario Gol’, reprezentuesi argjentinas nuk do të vendos lapsin në marrëveshjen e re deri në momentin kur të largohen disa lojtarë nga skuadra.
Lexo edhe: Antoine Griezmann zbulon zgjedhjen e tij për “Topin e Artë”
Gazeta e lartpërmendur pretendon se Messi nuk do të nënshkruaj kontratë të re nëse Andre Gomes, Aleix Vidal, Jeremy Mathieu dhe Paco Alcacer nuk largohen nga klubi. Ylli i Barcelonës dëshiron që trajneri Robert Fernandez të largohet nga klubi së bashku me trajnerin Luis Enrique këtë verë. Po ashtu, Messi thuhet se lojtarët në pyetje nuk janë në të njëjtin standard si Barcelona.
Ai gjithashtu mendon se Fernandez dhe Enrique duhet fajësuar për sezonin e dobët të klubit./arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...