Google ADS

Zbulohen këngëtarët që do të performojnë në përurimin e ‘Air Albania Stadium’

22:30 | 15 Nëntor 2019
Arbresh Info

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, ku djemtë e kombëtares do të ndeshen me skuadrën franceze, kampione e botës në fuqi.

Burime për Anabel zbulojnë se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit. Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Më pas, në skenë do të ngjitet Flori Mumajesi, që do të prezantojë një remix të këngës “Kuq e zi je ti” (khëm) pa Elvana Gjatën.

Kënga e tretë në radhë është “Xhamadani vija vija”, interpretuar nga zëri i fuqishëm i Aurela Gaçes.

Përsa i përket himneve kombëtare, “Himni i flamurit” do të këndohet nga Juliana Pasha, një nga vokalet më të jashtëzakonshëm të muzikës shqiptare, ndërsa për “La Marseillaise”, në skenë do të ngjitet Besa Kokëdhima, e cila ka studiuar dhe jetuar në Francë.

Ceremonia e përurimit të stadiumit Arena Kombëtare fillon të dielën, në orën 20:30, ndërsa ndeshja 15 minuta më vonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme