Zbulohen gjyqtarët që do e ndajnë drejtësinë në ndeshjen, Kosovë – Greqi

14:03 | 5 Qershor 2022
K.B

Kosova dhe Greqia do të udhëhiqet nga gjyqtarët skocezë në ndeshjen e sotme.
Kosova do të jetë nikoqir i Greqisë në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të dy skuadrat do të futen në këtë lojë me fitore në ndeshjen e parë.

Gjyqtari kryesor në këtë takim do të jetë skocezi, John Baeton.
Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Daniel McFarlane, Douglas Potter dhe i katërti Steven McLean.Ndeshja në mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet sot, me fillim nga ora 20:45. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme