Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në Euro 2024 që po zhvillohet në Gjermani.
Lojtarit të Sassuolos i mjaftuan 23 sekonda lojë për të dërguar topin në rrjetë: askush në historinë e Evropianit nuk kishte shënuar një gol më të shpejtë.
25-vjeçari kuqezi, i lindur në Cyrih, është pa dyshim “ylli” i momentit i Kombëtares Shqiptare.
Fansat e përfaqësueses sonë do të ishin të lumtur të kishin një fanellë të Bajramit e kur bëhet fjalë për atë që ka veshur mbrëmjen 15 qershorit në Dortmund, do të ishin të gatshëm të paguanin shuma marramendëse.
Në fakt, sikurse edhe pritej, bluza që Nedim Bajrami ka veshur kundër Italisë është më e kërkuara në ankandin (mbyllet nesër në mesditë) e fanellave që kuqezinjtë kanë veshur ndaj të kaltërve.
Deri në orën 10:00, shuma e ofruar për fanellën e Bajramit kishte arritur 2100 euro, ndërsa për atë të Armando Brojës, 800 euro.
Sigurisht që me kalimin e orëve pritet të ofrohen shumë më të larta, por tendenca është e qartë: Bajrami duket se do të jetë “fituesi” i këtij ankandi./ Supersport
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...