Zbulohen fanellat e reja të kombëtares, shqiponja vazhdon të jetë prezent

19:50 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Shqipëria përgatitet për të nisur eliminatoret e Euro 2020 dhe ndeshjet e para për këtë edicion.

E ndërsa skuadra ndodhet në Tropikal nën urdhrat  e Christian Panuçit, disa kilometra larg, në Tiranë, u prezantuan fanellat e reja të ideuara dhe projektuara nga “Macron”.

Simboli i shqiponjës vazhdon të jetë i pranishëm, këtë herë edhe pak në formë.

I pranishëm, gjatë prezantimit, asnjë futbollist, por presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që deklaroi: “Është bërë një punë kolosale nga kompania “Macron”. Dua t’i falënderoj për këtë projekt dhe të gjithë projektet e tjera”.

“Uroj që të gjitha këto të na sjellin atë që duam të gjithë, një paraqitje sa më të mirë”.

“Uroj që ekipi kombëtar të bëjë rezultat sa më të mirë, për të synuar dhe arritur objektivat. Ta nisim me këmbën e mbarë që ndaj Turqisë”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme