Roman Abramovich thuhet se ka dy kërkesa për blerësit e mundshëm të klubit së Chelseas.
Miliaderi rus është i prirur të sigurojë që pronari i ri të ketë të njëjtat synime që ai kishte me klubin londinez, transmeton Gazeta Express.
Sipas “The Mirror” , ai ka vendosur kushtet që pronari i ri duhet të vazhdojë të financojë skuadrën, si dhe rizhvillimin e shtëpisë së tyre “Stamford Bridge”.
Abramovich zyrtarisht njoftoi javën e kaluar se ka vendosur në shitjen klubin, teksa raportohet se po kërkon 3 miliardë funte, derisa thuhet se deri më tani janë dhjetë palë të interesuara.
55-vjeçari e bleu klubin në vitin 2003 dhe “Blutë” që nga ajo kohë fituan pesë tituj kampioni në Premier Ligë, dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe një të Ligës së Evropës.
Së fundmi, skuadra nga Londra mori titullin e kampionit edhe në Kupën e Botës për klube.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...