Pas disfatës tronditëse 3 me 0 ndaj Juventusit në UEFA Ligë të Kampionëve, golat kanë vazhduar të hyjnë edhe në ‘Camp Nou’ në takimin e zhvilluar në La Liga ndaj Real Sociedadit.
Barcelona siguroi avantazhit prej dy golave në ndeshjen e së mbrëmjes, por ishte Xabi Prieto që shënoi menjëherë pas autogolit nga Samuel Umtiti gjatë pjesës së parë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Real Sociedadi kërcënoi vazhdimisht portën e gjigantit katalunas përmes Mikel Oyarzabalit dhe më vonë edhe gjuajtjes së lirë nga Asier Illarramendi nga 40 metra largësi. Jeremy Mathieu së bashku me Javier Mescheranon nuk mund të fajësohen pasi Barcelona kishte të vendosur në linjën frontale edhe yjet si Sergi Roberto, Umtiti, Gerard Pique dhe Jordi Alba.
Por, dy golat e së shtunës nga Sociedadi do të thonë se “Blugranët” deri tani kanë pranuar në përgjithësi 30 gola në ligë këtë sezon.
Skuadra e Luis Enriques kishte arritur rekord në sezonin 2015/16 duke pranuar vetëm 29 gola./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...