Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare e gjysmë me Arsenalin, duke u bërë lojtari më i paguar në klubin londinez.
Armeni gjendet në Londër, së bashku me agjentin e tij, Mino Raiola, për të kompletuar testet mjekësore me Arsenalin para zyrtarizmit të shkëmbimit ndërmjet tij dhe Alexis Sanchez.
Është raportuar se Mkhitaryan ka kërkuar të njëjtën pagë që Arsenali ia kishte ofruar Alexis Sanchez, e cila është 300 mijë funte në javë.
Por, sipas “The Mirror” Mkhitaryan ka pranuar pagën prej 200 mijë funte në javë, e cila është shumë e madhe se që ai ka pasur te United.
Po ashtu kjo do të thotë se Mkhitaryan tani është lojtari me pagën më të madhe te Arsenali, edhe pse topçinjtë i kanë ofruar kontratë të re Mesut Ozil të cilën ende nuk e ka nënshkruar, e cila do t’ia kalojë pagës së Mikit.
Në këtë marrëveshje ka përfituar edhe Mino Raiola, i cili ka siguruar një pagesë të madhe nga kontrata e Mkhit që i skadonte pas dy vitesh e gjysmë, mandje ai kishte kërcenuar se do ta bllokonte transferimin nëse nuk do të ishte paguar.
28 vjeçari në Arsenal pagën vjetore do të ketë 10.4 milionë funte pas taksave, e që është dukshëm më pak se sa ajo e Alexis Sanchezit, që do të merr në Manchester United.
Reprezentuesi kilian do të ketë pagë vjetore 14 milionë funte pas taksave, duke u bërë lojtari më i paguar në Premierligë. Ky fakt sigurisht se do të shkaktojë probleme te skuadra e United.
Raiola po ashtu përfaqëson mesfushorin francez, Paul Pogba, dhe tashmë është raportuar se ai do t’i kërkojë djajve të kuq që ta paguajnë po aq edhe francezin. /arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin