Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është kthyer në një markë globale, me një “perandori” prej 350 milionë paundësh, por së fundmi ai është përfshirë në një çështje mjaft delikate.
Ai mund të ketë makinat më të fundit, shtëpitë më luksoze, apo jahtet më të shtrenjtë, por nuk ka mundur t’i mbyllë gojën Kathryn Mayorga, vajza e cila e akuzon se e ka përdhunuar në vitin 2009, transmeton tch.
Cristiano Ronaldo përdhunoi një modele amerikane dhe më pas i tha “më fal, zakonisht jam xhentëllmen”, sipas dokumenteve të paraqitura në një gjyq të Las Vegasit, por që vetë futbollisti i Juventusit i ka quajtur “fake neës”.
34-vjeçarja Kathryn Mayorga thotë se Ronaldo e ka përdhunuar në një tualet të hotelit “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009.
Cristiano dhe Mayorga janë fotografuar së bashku në një klub. Më pas, mendohet se portugezi e ka ftuar në dhomën e tij të hotelit modelen, së bashku me një shoqen e saj. Kathryn refuzoi të futej në vaskë sepse nuk donte të prishte fustanin dhe Ronaldo i dha pantallona të shkurtra dhe bluzë, duke i treguar derën e tualetit që të ndërrohej aty.
Kathyrn pas intervistës me të përditshmen “Der Spigel” është bërë temë e shumë mediave botërore, dhe tashmë ajo është intervistuar edhe nga “The Guardian”, gazetë për të cilën ka zbuluar edhe disa detaje të reja.
Ajo për “The Guardian” ka zbuluar se Ronaldo i kishte kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe pse e kishte refuzuar disa herë.
“Faktikisht… ai më lutej t’ia prekja penisin e tij për 30 sekonda”, tha ajo. “Fillova të qeshi me të, sepse mendova “A është kjo shaka? Ky djalë është shumë i bukur dhe i famshëm… ai është një humbës i vërtetë”
Mayorga tha po ashtu se ajo ishte pajtuar që ta puthte Ronaldon, si një llojë marrëveshje që ai ta lëshonte atë, por ndodhi e kundërta, pasi që ai veproi ndryshe duke më forcuar për të bërë seks me të. Ajo poashtu ka deklaruar se I kishte thënë disa herë jo, por ai e kishte injoruar.
“Pasi më sulmoi ai, ai nuk më lëshoi të largohem”, kishte deklaruar Mayorga për Der Spigel.
Ylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo, i ka mohuar këto akuza duke deklaruar se ka shumë persona në botë që dëshirojnë të fitojnë përmes emrit të tij.
Po ashtu, avokati i Ronaldos, Christian Schertz, ka thënë se raporti i Der Spiegel është fyerje shumë e rëndë për klientin e tij dhe se ka shkelur të drejtat e Ronaldos në mënyrë shumë serioze dhe se është shkelja më e madhe e të drejtave në vitet e fundit. /arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...