Google ADS

Zbulohen detaje të reja rreth përplasjes në kampin stërvitor te Bayerni

21:38 | 12 Prill 2019
Arbresh Info

Të enjten, raportet shfaqën se në kampin stërvitor në Bayern Munich ka ndodhur një incident mes yjeve – Robert Lewandowskit dhe Kingsley Comanit.

Bazuar në një raport nga Bild, dy bashkëlojtarët ishin përfshirë në një sherr ku të dy lojtarët goditën njëri-tjetrin në fytyrë derisa bënin edhe ofendime verbale, transmeton portali arbresh.info.

Shumë lojtarë, përfshirë Niklas Sule dhe Jerome Boateng, kishin ndërhyrë duke ndarë dyshen si dhe duke i qetësuar ata eventualisht.

Raportet fillestare sugjeruan se Lewandowski nisi gjithçka kur bëri një koment se Comani nuk ishte duke marrë seriozisht seancën stërvitore. Por, detajet e reja kanë sugjeruar se përplasje dhe fjalosje mes dyshes ka pasur edhe më parë dhe kjo që ndodhi dje nuk është asgjë e re.

Bild ka publikuar një shkrim duke e titulluar ngjarjen “Kjo është prapaskena mes zënkës nga Lewandowski dhe Coman”, transmeton portali arbresh.info.

Ata sugjerojnë se sulmuesi polak ka një problem të madh me stilin e lojës nga bashkëlojtari i tij këtë sezon dhe ishte i zemëruar me performancën e Comanit gjatë disfatës së Bayernit kundër Leverkusenit.

“Robert Lewandowski ka qenë që një kohë të gjatë i zemëruar me stilin e lojës së Comanit, arsyeja: Shumë driblime, pak pasime të suksesshme dhe krosime te sulmuesi”, fillon raporti.

“Veçanërisht në disfatën kundër Leverkusenit, Lewandowski ishte shumë i zemëruar me Comanin për shkak se rrallë ia pasonte atij topin”

Lojtarët elitë si Lewandowski dhe Coman janë sigurisht shumë kompetitiv dhe ata duhet të tillë në mënyrë për të performuar në nivelin më të lartë. Por, për të filluar një përplasje fizike me një bashkëlojtarë sepse nuk pason topin duket diçka e tepërt.

Fatmirësisht, bazuar në trajnerin e Bayernit – Niko Kovac, incidenti ka ndodhur dhe se kjo është një punë e kryer.

“Ka pasur një sherr mes dy lojtarëve që janë përmendur në media”, ka thënë Kovac në konferencën për shtyp të së premtes. “Të tre kemi diskutuar këtë pas stërvitje dhe të dy kanë kërkuar falje për sjelljen e tyre dhe kanë ndier keqardhje për atë që ka ndodhur”

“Askush nuk është ndëshkuar sepse të dy lojtarët ishin të kuptueshëm dhe të qenurit të kuptueshëm është shumë e rëndësishme tani. Çështja është e kryer dhe pluhuri është fshirë”, përfundoi Kovac./arbresh.info/

Të ngjashme